Published On: Sht, Gus 5th, 2017

Deputetët janë me pushime, por Kuvendi i kërkon të dorëzojnë…

Të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që nuk janë pjesë e legjislaturës së re që nis punimet në shtator, janë të detyruar të dorëzojnë pranë administratës së Parlamentit gjithçka që kanë në ngarkim.
Megjithëse pjesa më e madhe e ligjvënësve kanë nisur pushimet, në adresat e tyre elektronike ka mbërritur njoftimi zyrtar për të dorëzuar lap top dhe pajisjet e tjera, që kanë në zotërim nga mandate i deputetit.
“Të nderuar deputetë, na lejoni që të sjellim në vëmendjen tuaj se gjatë legjislaturës së VIII-të, ju jeni pajisur me laptop nga Kuvendi i SHqipërisë, për të cilin keni firmosur kartelën përkatëse të marrjes në dorëzim pranë shërbimit të Financës së Kuvendit.
Për sa më sipër, lutemi në mirëkuptimin tuaj, për dorëzimin e tyre pranë shërbimit të financës, duke qenë se përfunduan punimet e legjislaturës së 8-të”, thuhet në email-in e Kuvendit për deputetët.