Denoncimi/ Ja si mashtroi Edi Rama me fluturimin e parë të Air Albania -Albpress Daily News
Published On: Pre, Sht 14th, 2018

Denoncimi/ Ja si mashtroi Edi Rama me fluturimin e parë të Air Albania

Mashtrim, e ka cilësuar deputeti demokrat Endri Hasa, atë që Edi Rama e cilësoi si realizim ëndrre lidhur me kompaninë Air Albania.

Hasa shkruan në rrjet se Air Albania nuk ekziston dhe “Lasgushi”, siç tha kryeministri Edi Rama është quajtur avioni i parë, është avion turk.

Deputeti i PD deklaron se nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA.

Statusi i plotë

Air Albania dhe MASHTRIMI i radhës i Edi Ramës

Air Albania nuk ekziston!

Nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA.

Ne vend te “ëndrrës” per një linje ajrore shqiptare, kryeministri shiti sot nje avion turk, me kod ajror turk TC-LRJ, i cili erdhi nga Stambolli ne Tiranë si avion i Turkish Airlines.

Ne foto mund te shihni qarte kodin turk te avionit te pagezuar me emrin “Lasgush”, i cili sipas Flight Radar ka udhetuar nga Stambolli ne Tiranë TK6887.

Edi Rama na e bëri Lasgushin Turk……

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of