Published On: Pre, Nën 17th, 2017

Demiraj, thirrje 4 ushtarakeve të kthehen në Atdhe

Ish ministri i Brendshëm Dritan Demiraj i ka bërë thirrje 4 ushtarakëve shqiptarë që ishin me mision trajnues në Angli dhe dezertuan, “të kthehen sa më parë në Atdhe”.

“Si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideroj të patolerueshme dhe papranueshëm dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë”, shprehet Demiraj.

Reagimi i Demirajt në Facebook

Të dashur miq, kolege!

Sot u njoha me lajmin e dezertimit te katër ushtarakëve pjesë e forcave Komando, që ishin me mision trajnues në Angli, por qe nuk janë kthyer në përfundim të trajnimit.

Si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideroj të patolerueshmem dhe papranueshem dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë.

Megjithese e di qe pagesa, trajtimi dhe kushtet e punes jane te nivelit te ulet, (dhe kjo jo vetem tani) perseri kete veprim se justifikon as mungesa e shpresës në vend, as keto kushte, pasi ushtaraket kanë bërë betimin në Flamur.

Te dashur kolege!

Ne jemi vend antar i NATOs dhe meritojmë respekt brenda dhe jashtë vendit….

Në himnin tonë Kombëtar ka një varg të bukur që thotë:

“Prej lufte veç ai largohet,

Që është lindur tradhëtor,

Kush është burrë nuk frikohet,

Po vdes, po vdes si një dëshmor!”.

Me qellimin qe ti qëndrojmë besnik ketij betimi, i bëj thirrje 4 ushtarakëve të kthehen sa më parë në atdhe. DD.