Deklarimet e pagave të punonjëve/ Rama ka një paralajmërim për bizneset… -Albpress Daily News
Published On: Sht, Qer 23rd, 2018

Deklarimet e pagave të punonjëve/ Rama ka një paralajmërim për bizneset…

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Vlorës ka paralajmëruar bizneset e mëdha që të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre, ndërsa e ka cilësuar këtë si betejën e rradhës të qeverisë.

Rama është shprehur se këto kompani deklarokjnë paga 300 mijë lekëshe për punonjësit e tyre, duke kërkuar që kjo gjendje të marrë fund.

“Nuk diskutohet që sfida e punësimit është një sfidë komplekse. Kur flasim për një sfidë të vazhdueshme të punësimit jemi të vetëdijshëm se duhet të përballemi me një sërë sfidash, që nga rritja ekonomike e deri tek sfida e deklarimit real te pagave.

Kompanitë i regjistrojnë me 300 mijë lekë të shmangin taksat. Kjo është një betejë për të detyruar kompanitë që të deklarojnë pagat reale të punonjësve, në mënyrë që të marrin një pension më të lartë nesër”, u shpreh Rama.