Deklarata e fortë e Daçiç: Do njohim Kosovën kur... -Albpress Daily News
Published On: Hën, Sht 17th, 2018

Deklarata e fortë e Daçiç: Do njohim Kosovën kur…

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç porositi sot se Serbia do ta njohë Kosovën dhe do t’i lejojë të marrë ulëse në OKB “kur të bëjë shelnja rrush”, transmeton Gazeta Express.

– Në lidhje me çështjen e Kosovës e Metohisë duhet kërkuar kompromise, tha Daçiçi, i cili deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës i komentoi me fjalët: “ai sigurisht që duhet të thotë diçka, ngase po e sulmojnë nga të gjitha anët”.

“Ata s’duan të flasin për korrigjim, ndërsa e duan Preshevën dhe Bujanocin? Sa të zgjuar që qenkan! E, a e dini kur do të ndodhë kjo, që Kosova e Metohija të hyjë në Kombet e Bashkuara, që t’i njohim si shtet? Kur të bëjë shelnja rrush, porositi kryediplomati serb para gazetarëve në Ambasadën e Greqisë në Beograd.

“Ata të cilët e njohën Kosovën dhe që bënin aranzhmane me Marti Ahtisaarin tash janë të tmerruar nga fakti se po flitet për kufijtë, kurse të parët e shpallën Kosovën shtet dhe e shkelën integritetin e Serbisë, tha Daçiçi, duke shtuar se “kjo do të thotë se ata duan që asgjë të mos cenohet nga ajo që ata e quajnë ‘shteti i Kosovës’”.

Ministri i jashtëm serb tha se Qeveria e tij ka dalë me disa propozime, kurse pasi ”ata” janë kundër korrigjimit të kufijve pyeti: “e, çka na propozojnë ata neve?”.

– Pala tjetër e cila nuk dëshiron korrigjim të kufijve kërkon që Serbia ta pranojë Kosovën, ndërsa si kompensim ta fitojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri. Unë u them: Harrojeni, s’ka asgjë nga kjo punë”, porositi Daçiçi./Gazeta Express/

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of