Debati / Tabaku: Italia mbron kinemanë 101 vjeçare, në Shqipëri Rama fshin historinë -Albpress Daily News
Published On: Die, Kor 8th, 2018

Debati / Tabaku: Italia mbron kinemanë 101 vjeçare, në Shqipëri Rama fshin historinë

Prej disa muajsh artistët dhe aktorët kundërshtojnë një projekt të qeverisë për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, ndërsa Kryeministri Edi Rama nuk u tërhoq nga nisma dhe miratoi në Kuvend ligjin qëi hap rrugën ndërtimit të një godine të re dhe disa kullave.

Partia Demokratike dhe opozita në tërësi mbështesin kërkesat e artistëve, duke kundërshtuar ndërtimin e kullave dhe një teatri.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka sjellë një tjetër fakt interesant, ku tregon se si sillen evropianët me teatrot. Ajo ka publikuar një foto të një kinemaje 101 vjeçare në Itali, e cila mbrohet me ligj, edhe pse në atë qytet të madh po ndërtohen çdo ditë teatro dhe kinema të reja dhe moderne.

Tabaku shkruan se në Shqipëri këto ndërtesa nuk e kanë këtë fat, pasi këtu qeveris Ediu Rama i cili pasi e shkatërroi Tiranën për 12 vite si kryetar bashkie, sot kërkon të dhunojë një tjetër bukuri.

Komenti i Tabakut: 

Kjo ndërtesë është kinemaja e parë në Milano. Një godine 101 vjeçare që të kujton “Cinema Paradison” e Bertoluçit. Ajo vazhdon të ruhet dhe është pjesë e pandarë e një qyteti që është kthyer në metropol dhe që është pasuruar me kinema të tjera pa u prekur historia dhe tradita.

Fatkeqësisht Shqipëria dhe Tirana nuk e kanë këtë fat. Rama dëshiron të fshijë historinë dhe shpirtin e një qyteti që e masakroi për 12 vjet si kryetar bashkie. Sot në krye të një narko-shteti dëshiron të dhunojë një tjetër bukuri të Tiranës sonë.

 

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of