Published On: Hën, Qer 25th, 2018

Debati/ Spahia denoncon skandalet e qeverisë, Spiropali ndërpret mbledhjen

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësinë, mes ligjvënësve të mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti democrat Bardh Spahia, në fillim të mbledhjes ka ngritur çështjen e integrimit, hapjen e negociatave, për të cilën tha se pa u plotësuar kushtet nuk mund të ketë një vendim pozitiv.

“Nuk ka integrim të Shqipërisë pa plotësuar kushtet, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa një reformë të vërtetë në drejtësi, që të mos mbrojë Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, të mos luftojë më të tëra forcat krimin”,  tha Spahia.

Sipas tij, nuk mund të ketë integrim, kur dy ministra rendi njeri pas tjetrit janë të lidhur ngushtë dhe njihen si drejtues të trafikut të drogës.

Kryetarja e Komisionit, Elisa Spiropali, në kushtet kur Spahia nuk e ka ndalur fjalën, ka njoftuar 5 minuta pushim dhe ka dalë nga salla.

DEBATI:

Spahia: Nuk mund të ketë integrim pa luftuar krimin, kultivimin e drogës dhe korrupsionin…

Spiropali: Mund ta mbyllësh pak?!Vazhdojmë me nenin 1, bëhen këto shtesa…

Spahia: Nuk mund të ketë ingetrim pa luftuar trafikun e drogës dhe kultivimin e saj…

Spiropali: Në nenin 1 bëhen këto shtesa…

Spahia: Nuk mund të ketë integrim pa një reformë zgjedhore që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme…

Spiropali: Po prapë do t’i humbni, kot e keni…Kështu që të bëjmë reformën. Tani të lutem, mbylle mikrofonin, të vazhdojmë mbledhjen…