Published On: Mër, Maj 30th, 2018

Debati Basha-Gjiknuri/ Paloka i kujton ministrit dosjet: Tik tak, tik tak nuk shpëton dot

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, dhe ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri kanë shkëmbyer akuza në distancë mes tyre. Basha akuzoi Gjiknurin lidhur me atë që e cilësoi mafia e kromit, duke e lidhur me minierat e Bulqizës.

Ndërsa Gjiknuri iu përgjigj duke shkruar regjisori i Babales sot i është rikthyer politikës së korbave, duke përdorur politikisht fatkeqësitë njerëzore dhe aksidentet në punë gjatë aktivitetit minerar.

Por, Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, përmes rrjeteve sociale thotë se gati janë dosjet e Gjiknurit e lidhjet e tij me drogën e krimin.

‘Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh për lidhjet e tua me drogën dhe krimin e organizuar. Gjithçka është e dokumentuar, ta dish se nuk të shpëtojnë dot, për shumë gjatë Rama-Marku-Xhafa-Prela.

Merr masa mos të vjedhin edhe shtëpinë e tezes ose ndokujt tjetër.

Tik tak tik tak Damian….’, shkruan Paloka.