Debate mes artisteve/Aktori-Ema Andreas: Ku ishe ti k**va e Edi Ramës... -Albpress Daily News
Published On: Enj, Shk 15th, 2018

Debate mes artisteve/Aktori-Ema Andreas: Ku ishe ti k**va e Edi Ramës…

Debati për Teatrin Kombëtar dhe Ligji për Artin e Kulturës ka ngritur në këmbë të gjithë artistët, por mesa duket nga “gjaku i nxehtë” dhe çështjet e ndjeshme që diskutohen, ka patur edhe shpërthime e të shara mes aktorëve. Aktorja Ema Andrea ka mbështetur regjisorin Altin Basha, i cili mbrëmjen e djeshme ka patur një debat me kolegun Gëzim Kame, duke e etiketuar atë si një provokator (në momentet kur po debatohej përballë me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro).

Por duket se aprovimi që Ema Andrea i ka bërë fjalëve të Altin Bashës, nuk i ka pëlqyer aspak djalit të Gëzim Kames, aktorit Genti Kame.

Aktori ka komentuar në një status të Andreas duke hedhur fyerje të rënda saj dhe aktorëve të tjerë.
Sipas tij, ajo dhe kolegët e tjerë, nuk u dëgjuan kur babai i tij mbeti pa punë sepse ajo vetë binte në kundërshtim pasi Rama ishte ministër Kulture.

Ema Andrea, Gëzim Kame dhe Laert Vasili kanë shpalluar kandidaturat e tyre për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar.