Çfarë po ndodh në LSI/ Deputetët krushq nuk i binden Kryemadhit -Albpress Daily News
Published On: Mar, Maj 29th, 2018

Çfarë po ndodh në LSI/ Deputetët krushq nuk i binden Kryemadhit

Jo vetëm Edmond Haxhinasto, por edhe krushku i tij, deputeti Nasip Naço, ish-ministër i Drejtësisë, nuk i ëhstë bindur Monika Kryemadhit, për të bojkotuar mbledhjen e komisioneve.

Një ditë më parë opozita e bashkuar mori vendimin politik që deputetët e saj, pasi të denonconin skandalin Xhafaj dhe të kërkonin largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, do të largoheshin nga mbledhjet.

Por sot ky vendim nuk është zbatuar nga dy ligjvëmnësit e LSI-së, njëri anëtar te Komisioni i Ekonomisë dhe tjetri tek Ligjet.

Haxhinasto dhe Naço kanë vijuar të qëndrojnë në mbledhjen e Komisioneve ku bëjnë pjesë edhe pasi kolegët e tyre të opozitës janë larguar.

Nuk dihet nëse dy deputetët e kanë konsultuar më parë vendimin, apo është një rastësi.