Published On: Die, Mar 11th, 2018

Çfarë ka rezervuar “Dita e Verës” në Tiranë dhe Elbasan?!

Share This
Tags

14 marsi po afron dhe qyteti simbol i ditës së verës ka nisur përgatitjet e para. Në Elbasan u çel Panairi i Librit, për të dytin vit në këtë qytet.
Duke e lidhur panairin me traditën kulturore të Elbasanit, shtëpitë botuese e shohin si një mundësi të mirë për promovimin e titujve të rinj.

Axhenda e aktiviteteve për Ditën e Verës, nis që më 10 mars dhe do të përfundojë më 14.

Përveç aktiviteteve kulturore dhe koncertit të madh festiv, edhe i gjithë kabineti qeveritar ka parashikuar të jetë në Elbasan me rastin e ditës së verës. Mbledhja e qeverisë do të zhvillohet në 13 Mars në Elbasan, për të vijuar më pas me aktivitetet e 14 Marsit.

Edhe Tirana është bërë gati për të pritur Ditën e Verës. Aktivitete të shumta argëtuese në sheshet qendrore të kryeqytetit pritet ta mbushin këtë ditë festive. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zbukuruar përgjatë gjithë segmentit me lule.