Published On: Mar, Jan 9th, 2018

Brian Hyot Yee eshte shkarkuar apo dorehequr? Ja çfarë raportohet…

Share This
Tags

Brian Hoyt Yee ka dhënë dorëheqje nga posti i Zv. Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.´Kjo është bërë e ditur për Al Jazeera nga burime të Departamentit amerikan të Shtetit.

Gjithashtu raportohet se Hoyt Yee për largimin nga posti aktual ka njoftuar edhe kolegët në Departamentin amerikan të Shtetit .Si zëvendësues i tij përmendet ish-shefi i OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Johnathan Moor. Ndërkaq, spekulohet se Hoyt Yee mund ta marrë detyrën e ambasadorit të SHBA-ve në njërin nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Por, sipas  Radio Televizionit të Serbisë (RTS), Hyot Brian Yee  nuk është dorëhequr, por shkarkuar nga detyra e zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit.

Më përpara spekulohej në publik se ai do të ishte ambasador në Maqedoni, por sipas gazetës Blic, ai me shumë mundësi do të jetë ambasador i SHBA në Bosnje.

Linku origjinal i lajmit:

http://www.rts.rs/page/stories/ci/story/2/svet/2997282/stejt-department-hojt-ji-podneo-ostavku.html