Braçe ia thotë troç ministrit: Banorët e Kukësit të mos paguajnë taksën e rrugës -Albpress Daily News
Published On: Mër, Pri 4th, 2018

Braçe ia thotë troç ministrit: Banorët e Kukësit të mos paguajnë taksën e rrugës

Shpërndaj
Tags

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka vënë me shpatulla për muri, ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
Teksa ai po raportonte, për taksën e rrugës së Kombit, Braçe ka kërkuar nga qeveria që banorët e zonës së Kukësit të përjashtohen nga tarifa prej 5 eurosh për të kaluar në këtë rrugë.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga ministri, që të përjashtojë nga kjo skemë edhe transportin urban, ndërsa ka shtuar se fondi prej 130 mijë eurosh, të mos i kalojë bashkisë, por të menaxhohet nga qeveria.

Ndërsa, Ahmetaj tha se qytetarët duhet të informoheshin më mirë dhe se kontrata është negociuar me kujdes.

“Ka filluar një diskutim jo i drejtë i taksës së qarkullimit dhe shumëkush ngre argumenta rreth kësaj taske. Taksa është pjesë e thesit të madh të buxhetit të shtetit. Këto para shkojnë që nga pensionet, tek borxhi i trashëguar, se kjo qeveri nuk ka lejuar borxh të ri, që tek shkolla, spitale e deri te ndihma ekonomike.

Rrugët nacionale nga buxheti i shtetit kanë tërhequr 40.7 miliardë lekë në vitin 2013. Në vitin 2014, ku na lanë gropën e madhe të borxhit, investuam 230 mln dollarë, në 2015 220 mln dollarë, në 2016 157 mln dollarë, në 2017 225 mln dollarë, dhe plani për këtë vit është 244 mln dollarë,” tha Ahmetaj në Komisionin e Sigurisë.