Published On: Mër, Qer 13th, 2018

Botërori i 2026 do të organizohet në 3 shtete

FIFA ka përcaktuar edhe organizatorët e Botërorit të vitit 2026.

Si kurë më parë, eventi më i rëndësishëm i globit do të zhvillohet në 3 shtete, SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Kongresi vjetori i FIFA-s, u mbajt sot, një ditë para fillimit të Kupës së Botës në Rusi, ku mbi 200 federata kombëtare votuan në Moskë dhe zgjodhën që Botërori i vitit 2026 të zhvillohej në SHBA-Meksikë dhe Kanada.