Published On: Mër, Shk 14th, 2018

Borë dhe shi në gjithë vendin, nga nesër prisni dimrin e “vërtetë”

Teksa gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe borë, Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot pasdite deri nesër në mesditë priten reshje të dobëta, lokalisht deri mesatare në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës.
Në zonat malore priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit (në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Sipas IGJEUM nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 4 / 11, në vendet e ulëta: 0 / 10 dhe në vendet malore: -4 / 4 °C.