Bllokohen në Portin e Durrësit 1.5 milionë euro, mjeti ishte nisur nga... -Albpress Daily News
Published On: Die, Qer 24th, 2018

Bllokohen në Portin e Durrësit 1.5 milionë euro, mjeti ishte nisur nga…

Një sasi e madhe me euro është sekuestruar sot në portin e Durrësit. Sipas burimeve për “Panorama” bëhet fjalë për një sasi të madhe që shkon deri në 1.5 milionë euro.

Bëhet me dije se valuta po futej në territorin shqiptar, por është pikasur dhe sekuestruar nga policia.

Eurot me prerje 100-she ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika me bizark dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Kjo sasi e madhe me para dyshohet se vin nga aktivitet kriminal, prandaj dhe janë sekuestruar.

Ndërkohë që dhe policia ka nisur një hetim, por ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.