Published On: Mër, Pri 4th, 2018

Biznesi i vogël në protestë kundër taksave, të enjten ulin qepenat

Share This
Tags

Dyqanet do të ulin qepenat. Biznesi i vogël dhe i mesëm të enjten nis grevën e paralajmëruar rreth dy javë më parë.
Nga ora 10 deri në 12 përfaqësuesit e Shoqatës së Biznesit të Vogël thonë se do të mbyllin sipërmarrjet e tyre për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar

“Greva bëhet për uljen e taksave dhe tarifave për biznesin e vogël, sepse janë të papërballueshme dhe po çojnë në falimentim mijëra e mijëra biznese. Greva bëhet pë rpëtmirësimine kloimës për të bërë biznes në vendin tonë. Greva është fillimi protestave, por nëse nuk anulohet TVSH nga qeveria, greva do të përshkallëzohet”.

Shoqata e Biznesit të Vogël ka përllogaritur që brenda vitit 2018 rreth 50 mijë biznese do të mbyllen.

Për këtë arsye i kërkuan Kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga vendimi.
Pagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar prej 20% për bizneset që qarkullojnë më shumë se dy milionë lekë në vit ka nisur nga 1 Prilli. Tatimet kanë përllogaritur se numri i sipërmarrjeve që përfshihen në skemë është 11 mijë e 500, por konsulentët fiskalë mendojnë se shifra është më e lartë