Bima që prodhon rakinë më të shtrenjtë në Europë është zbuluar nga mbreti ilir -Albpress Daily News
Published On: Enj, Dhj 21st, 2017

Bima që prodhon rakinë më të shtrenjtë në Europë është zbuluar nga mbreti ilir

Një nga llojet e rakisë më të shtrenjta në Europë është prodhuar falë zbulimit të një bime nga mbreti Gent, i cili ishte mbreti i fundit ilir që u burgos nga Romakët.
Arbër Çepani tregoi se historia e kësaj lloji rakie, nisi me marrjen peng të mbretit Gent nga Romakët, i cili për shkak të zbulimit të disa bimëve mjekësore, nga rob lufte u bë hero.

Por një nga zbulimet e tij kryesore është dhe zbulimi i një bime, e cila për nder të tij u quajt Genciana, e cila gjendet në lartësi shumë të mëdha, pikërisht në vende ku nuk ka aspak ndotje.

“Rakia që prodhohet nga rrënjët e kësaj bime është një nga llojet më të shtrenjta në Europë edhe për faktin se kultivimi dhe marrja e kësaj bime nuk lejohet”,-u shpreh Çepani në emisionin Opinion.