Published On: Die, Nën 12th, 2017

Berisha: Vazhdon trafiku i drogës nga Porto Palermo

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke publikuar një mesazh të një qytetari, thotë se trafiku i drogës vazhdon ende në Porto Palermo. Permes nje postimi ne rrjetin social Facebook, Berisha sjell mesazhin e qytetarit dixhital.

Reagimi i Berishës

Nga Porto Palermo vazhdon trafiku shteteror i droges!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Prsh Doktor. Jam nje qytetar nga bashkia e himares. Dua tju informoj me gjendjen e trafikimit te ashashit ne zonen e porto palermos. Sa her qe del gomonia e policis ne det dhe furgoni i policis ne qarkullim ndodh qe transportohrt hashash. Kete fenomen e kam par shum her. Mund tju them se organizatori i ketij trafiku esht ish komandanti i postes se himares. Viktori bashk me Sokolin ish shefi kufirit te dhermiut te cilet kan edhe disa polica te thjesht. Dua tju tem se sontem kryhet transport e pash me syt e mi. Ju lutem ne qofte se e publikoni kete mos me nxirni ne sken anonim ju lutem.”