Berisha sulmon kreun e AMA: Rëndojnë krime të rënda, pse lejon ERTV… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Qer 7th, 2018

Berisha sulmon kreun e AMA: Rëndojnë krime të rënda, pse lejon ERTV…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër në sallën e Kuvendit, kreun e AMA-s, Gentian Salaj, I cili paraqiti raportin vjetor të institucionit që drejton.

Berisha e ka akuzuar se është kthyer në vasal të qeverisë duke mos marrë asnjë masë ndaj mediave që bënë shkelje gjatë fushatës zgjedhore dhe veçanërisht ndaj lejimit të ERTV transmetimeve live në Fb nga vetë kryeministri.

“Para se të flasë në Kuvend ky zotëri, në një kohë kur ka shkuar aty në konflikt të plotë interesi, si vasal i konfliktit të interesit, ka shkuar dhe ka pjellë ERTV-në dhe nuk flet një fjalë! A nuk përbën kjo një fyerje për parlamentin?!

E morët nga Top Channel! Ku punonte më parë ky zotëri? Apo nuk ishte më parë ky konflikt interesi? Si ndjehet dhe del këtu në parlament?

Të paktën këtu mos e sillni, mbajeni atje! Ndaj këtij rëndojnë krime të rënda! Asnjë masë nuk ka marrë për shkeljet zgjedhore gjatë fushatës zgjedhore për mediat!

Asnjë masë nuk merr nga neveria që krijon kryeministri i tij nga mëngjesi në darkë, duke tejkaluar edhe Venezuelën dhe çdo lider tjetër!”, theksoi Berisha.