Berisha: Rama fytyrëkatran i krimit, ndaluni një moment dhe … -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 5th, 2018

Berisha: Rama fytyrëkatran i krimit, ndaluni një moment dhe …

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një apel deputetëve socialist që të ndalen për një moment dhe të shohin se çfarë po ndodh.

Gjatë seancës parlamentare ku po diskutohet mbi pr/ligjin mbi Teatrin, Berisha ka bërë thirrje për anullimin e proçedurave dhe ndaljen e shkatërrimit të simbolit kombëtar, Teatrin Kombëtar.

“Duhet të ndalohet kjo pseudomazhorancë për të shkatërruar një simbol kombëtar, investim i gjenisë artistike të kombit në dekada.

Unë e mora fjalën për të kërkuar anulimin e menjëhershëm të këtij akti supermafioz.

Fytyrëkatran të krimit, drogës, larjes së parave, të vrasjeve shtetërore në zyra në një kohë që jeni bërë

Ndaluni more një moment, sepse prapa kësaj që po bëni qëndrojnë qindra miliona para të Tojota Yaris, të ngarkesave të drogës që sillni dhe eksportoni nga Shqipëria në Europë. Shqipërinë e shndërruar në vendin kryesor të eksportit të krimit dhe në vend të ndalni vazhdoni të konsumi një krim të shëmtuar.

Ti shkatërroni kombit simbolin e tij të nëpërkëmbni gjeninë artistike produkr i një gare produkt i një suksesi. çfarë bëni kështu more, ju jeni droguar të gjithë!”, tha Berisha.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of