Berisha publikon mesazhin: Shoferi i Xhafajt u vra nga dy persona... -Albpress Daily News
Published On: Die, Kor 1st, 2018

Berisha publikon mesazhin: Shoferi i Xhafajt u vra nga dy persona…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim lidhur me shoferin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u gjet i pajetë me plumb në kokë, një ditë më parë, në një automjet në Gardën e Republikës.

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Korçë, se shoferi i Fatmir Xhafajt është vetëvrarë dhe jo vrarë. Por për opozitën ngjarja ishte një vrasje mafioze.

Postimi i ish-kryeministrit Berisha:

Krye, Krye, Kryeprokuror Edvin Rama lan duart nga Korça si Pilati!

Vrasja brenda në Gardë e shoferit të familjes mafioze Xhafaj, është realizuar nga dy vrasës dhe është vrasje shtetërore! sb

“Pershendetj doktor nxitimi i kryeministrit per te shpallur vetvrasje egzekutimin mafjoze te shofert te Ministrit Xhafa esht deshmi e vendosmerise se tyre per fshehur me çdo kusht krimin e rend qe u krye brenda gardes ndaj nje punonjesi te gardes.

Ketu ne garde te gjithe jemi shume te tronditur. Te gjithe e dine se ai djale dinte çdo gje per Xhafen dhe Don Agaçion sikunder uk dihet shkaku se pse Ministri se fundi ishte ftohur me te.

Gardiste me thone se mbremjen pas debatit te ashper sherrit dhe zenjes tek aktiviteti i fundit qe ka patur me ministrin, per te cilin ne garde e dine shume persona shoferi i i zemruar ne shoqerin e nje shoku ka shkuar ne nje nga lokalet ne Tr ku thuhet qe ai ka folur me shume sec duhet, me pas i jane bashkuar edhe persona te tjere.

Do te gjej lokalin ku ai ka qendruar dhe kush e ka shoqeruar pas bisedave sepse nuk dine te ma thone. Ketu ne garde informacionet jane ne duart e nje grupi te ngushte..”

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of