Published On: Pre, Qer 9th, 2017

Berisha: Ilir Meta eshte President legjitim…

Ilir Meta është President legjitim, pasi i takonte shumicës aktuale parlamentare që të zgjidhte Kreun e Shtetit. Keshtu u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha,  në një intervistë televizive për emisionin “Përballë”.

Berisha ka një vlerësim dhe këshillë për Presidentin e zgjedhur, por dhe për të ardhmen e Bujar Nishanit. “Ai është majtist i palëkundur”’,  thotë Berisha, duke shtuar se do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të nisjes së detyrës nga Presidenti Meta.

Berisha flet gjithashtu per qëndrimin e tij për listën e re të Bashës, problemet me kritikët dhe fushatën, Berisha flet për marrëveshjen Rama- Basha, dyshimet dhe vlerësimet e tij si dhe  për nevojën për ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese si rrjedhojë e kësaj marrëveshje. Lidhur me variantin nëse Basha nuk fiton zgjedhjet, Berisha përgjigjet: A kanë kuptim zgjedhjet në parti, kur “shuhen” të gjithë zërat kritikë brenda saj.

Fjala kanabis është zhdukur nga fushata e opozitës, dhe është përmendur nga Basha heqja e mandatit të deputetit nga populli. A është heshtja pjesë e marrëveshjes së 18 majit? Berisha pranon që partitë politike në Shqipëri, praktikisht janë kthyer në parti kryetarësh. Ish kryeministri dhe ish kryetari PD-së flet për herë të parë pas debatit që shoqëroi listën e Partisë Demokratike dhe përgjigjet edhe për “zhdukjen/zbehjen” e simboleve të PD-së nga fushata.