Published On: Enj, Qer 7th, 2018

Basha: Xhafaj punoi kundër arrestimit të të vëllait, vetëm Agroni shpëtoi nga burgu mes 17 të arrestuarve

Kreu i PD, Lulzim Basha, i ftuar në ‘Opinion’, ka deklaruar se Fatmir Xhafaj ka punuar kundër arrestimit të vëllait të tij që në kohën që ka qenë Ministër i drejtësisë.

Sipas tij, Xhafaj ka krijuar rrethana ligjore falso që Agron Xhafaj ti shpëtonte dënimit, ndërsa e kundërta ndodhi me shokët e tij.

“Afera është më e thellë. do të thotë që në 17 të dënuariat në rastin Xhafaj, çuditërisht rasti I Agron Xhafajt është rast I vetëm ku nuk ka patur as urdhër ndërkombëtar arresti. Është I vetmi  nga të gjithë që nuk ka pasur urdhër ndërkombëtar arresti dhe kjo sipas analizës tonë dhe dokumenteve që posedojmë vjen për shkak të një ndërhyrje nga pala shqiptare në vitet kur Fatmir Xhafaj ka qenë ministër i Drejtësisë, me gjasë duke pretenduar me marrëveshjen që Fatmir Xhafaj që atëherë ka nënshkruar me palën italiane, që i vëllai me të vërtetë është në Shqipëri por po vuan dënimin në Shqipëri. Ky është një thellim i skandalin që ne me prova dhe fakte, sapo të kemi pasqyrën e plotë të tyre, do ia vëmë në dispozicion edhe medias edhe publikut.

Gjatë emisionit, Basha u pyet për pretendimin se kur Xhafaj ishte ministër drejtësie i ka keqinformuar italianët për fatin e vëllait të tij?

“Edhe më keq se kaq. Është përfshirë drejtpërdrejtë, bashkë me persona të tjerë që sot I bëjnë avokaturën e Agron Xhafaj, për të krijuar rrethana ligjore e fallso me qëllim që Agron Xhafaj ti shpëtonte vuajtjes së dënimit. dhe kjo ka ndodhur dhe është fakt”, sqaroi kreu I PD.

Në lidhje me deklarimet e ambasadorit Italian, sipas të cilit dënimi I tij nuk ka qënë aq i madh sa të vlente për kërkim, Basha theksoi se “nuk merrem deklarata e ambasadorëve por mund të them që të gjithë anëtarët e bandës kanë patur një tjetër fat me letrat për të ekzekutuar vendimet me të njëjtat vepra si Agron Xhafaj”.