Published On: Pre, Qer 8th, 2018

Basha takon parlamentarët austriakë: Hapja e negociatave, mjet presioni për Ramën

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së, ka pasur një takim me dy parlamentarë austriakë me të cilët është diskutuar për procesin e hapjes së negociatave.

Në një konferencë për mediat, me përfaqësuesit Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer të Partisë Popullore Austriake, Basha tha se ka kërkuar hapjen e negociatave me qëllim që qeveria të vihet para përgjegjësisë.

“U kam kërkuar miqve që të bëjnë çmos për hapjen e negociatave.

Për të mos e fshehur të vërtetën ne u kemi thënë miqve që ne e dimë që kemi probleme por ne kërkojmë ndihmën austriake evropiane për hapjen e negociatave si mjet presioni kundër qeverisë që Shqipëria të përparojë për një drejtësi të pavarur.

Dua ta falënderoj për këtë rast Sebastian Kurz për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Shqipërisë pro hapjes së negociatave dhe dy bashkëbiseduesit, përfaqësuesi te lartë nga Austria”,tha Basha.