Basha-Ramës: Ky është fillimi i fundit të regjimit kriminal, i vendosur të shkatërroj... -Albpress Daily News
Published On: Pre, Tet 12th, 2018

Basha-Ramës: Ky është fillimi i fundit të regjimit kriminal, i vendosur të shkatërroj…

Lulzim Basha, kryetar i PD, i është drejtuar me një thirrje Kryeministrit Edi Rana, pas dëshmisë së dhënë në prokurori, ku është kallzuar penalisht nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për çështjen Xhisiela.

“Dy deputetë të opozitës janë thirrur sot në Prokurori; deputeti Salianji, sepse është kallëzuar nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin.

Kur regjimet e korruptuara dhe të inkriminuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën e dëshpëruar për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar pushtetin e tyre të inkriminuar.

Thirrja e kryetarit të opozitës në një regjim kriminal për t’u paraqitur në Prokurori, nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal. Ndaj sot kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo: Partia Demokratike, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, as nuk trembemi, as nuk shantazhohemi dhe as nuk impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën tonë për çmontimin e këtij shteti privat dhe shkatërrimin e diktaturës mafioze”, tha Basha.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of