Basha: Rama-Xhafaj, pengesa për hapjen e negociatave. Ja çfarë iu tha Parisi dhe Berlini -Albpress Daily News
Published On: Enj, Qer 7th, 2018

Basha: Rama-Xhafaj, pengesa për hapjen e negociatave. Ja çfarë iu tha Parisi dhe Berlini

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se seanca në Kuvendin e Shqipërisë, nuk mund të vazhdojë pa praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Basha tha se Rama dhe Xhafaj duhet të vijnë këtu dhe të japin llogari pasi janë lidhësit e krimit me politikën. Basha tha se Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë, ndërsa paralajmëroi se Edi Rama do të mbajë përgjegjësi.

“Gjermania dhe Franca ua kanë bërë të qartë se cilat janë pengesat për integrimin, ua kanë thënë në sy.
Ka katër javë që skandali i vëllezërve Xhafaj, njëri kokë e krimit të organizuar dhe tjetri ministër i Brendshëm, që e mbron, ka katër javë që Xhafaj dhe Rama i fshihen të vërtetës.

Ka 4 javë që institucionet e këtij vendi mbahen peng për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj dhe po i mban peng Edi Rama”, tha Basha.

Kreu i PD-së tha se vizita në Gjermani ishte me ftesë të autoriteteve gjermane për të diskutuar mbi situatën në Shqipëri, e cila 6 javë pas vizitës së Edi Ramës në Berlin, jo vetëm që nuk ka ndryshuar, por përkundrazi, ka një përkeqësim.

“Vizitën në Gjermani nuk është realizuar me paratë e kanabisit. Sot kemi një bandë që qeveris pa ligj dhe pa kushtetutë. Rama dhe Xhafaj duhet të vijnë në Kuvend të japin llogari pasi janë pengesa për integrimin e vendit”, tha Basha.