Published On: Pre, Kor 6th, 2018

Basha paralajmëron arkitektin danez: Do trajtohesh si person non-grata…

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka paralajmëruar arkitektin danez Bjarke Ingels se do trajtohet si non-grata në Shqipëri.

Basha shprehet se arkitekti danez po kthehet në një bashkëpunëtor të vjedhjes së tokës së teatrit në Tiranë për interesat narkomafioze të Edi Ramës.

“Bjarke Ingels është një bashkëpunëtor në grabitjen e tokës nga narkomafia e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ndaj paralajmërohet: do të trajtohesh si non-grata nga komuniteti i artistëve dhe populli i Tiranës”, shkruan Basha në Twitter.

Kreu i opozitës ka shpërndarë një artikull në anglisht, sipas të cilët, kompania e Bjarke ka gënjyer kur thotë se ka fituar konkurs për teatrin në Tiranë dhe nuk iu është përgjigjur gazetarëve.

E njëjta gjë edhe me bashkinë e Tiranës, e cila ka refuzuar të përgjigjet mbi procedurat për projektin e teatrit të ri. Investigimi zbulon se projekti është bërë për kompaninë Fusha. sh.p.k dhe jo për Bashkinë e Tiranës apo për qeverinë shqiptare, duke mos pasur asnjë referencë masterplani për këtë zonë të qendrës së mbrojtur të Tiranës.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of