Published On: Hën, Qer 11th, 2018

Basha mbledh deputetët, ja strategjia që do të ndjekë opozita

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së, ka mbledhur grupin parlamentar demokrat, por edhe deputetë të tjerë të opozitës.

Përcaktimi i aksionit opozitar për këtë javë ka bërë që Basha të përshpejtojë mbledhjen për të hënën e cila në kushte normale zhvillohej një ditë para seancës plenare.

Deputetët opozitarë do të jenë të pranishëm në të gjitha komisionet parlamentare dhe diskutimet do të përqëndrohen në çështjen Xhafaj.