Basha: Ja cili është roli i Berishës në PD dhe pse e përfshiva në listën e kandidatëve -Albpress Daily News
Published On: Enj, Qer 1st, 2017

Basha: Ja cili është roli i Berishës në PD dhe pse e përfshiva në listën e kandidatëve

Kreu demokrat Lulzim Basha tha se mospërfshirja në listë e disa personaliteteve nuk është hakmarrje apo që tregon mosmirënjohjen. “Cikli i përjetësisë politike merr fund me Republikën e Re. Nuk ka politikanë të përjetshëm, nuk ka vendimmarrje të përjetshme. Edhe unë nuk jam i përjetshëm në politikë”, tha Basha.

Referuar kritereve që janë përdorur për hartimin e listës së kandidatëve, Basha tha se synimi nuk ka qenë largimi i një gjenerate dhe ofrimi i një gjenerate tjetër.

“Ky është një ekip i ripërtërirë që do të garantojë fitoren më 25 Qershor”, theksoi Basha.

Lidhur me emrin e Sali Berishës në listën e PD-së, Basha tha se ish-Kryeministri është një kandidat për deputet, pa asnjë rol në vendimmarrjen e PD-së, i larguar nga të gjitha forumet drejtuese. “Të jeni të sigurtë që në çdo moment Berisha do të ishte në listë, pasi ai ka dhënë shumë për demokracinë”, theksoi Basha.

Ai shtoi se vendi i Berishës në listë është si çdo deputet tjetër dhe vendi i tij është në kuadër të harmonizimit të Partisë Demokratike.