Basha e akuzoi si garantin e eurove të bllokuara në port/ Balla: O babale… -Albpress Daily News
Published On: Hën, Qer 25th, 2018

Basha e akuzoi si garantin e eurove të bllokuara në port/ Balla: O babale…

Taulant Balla, Kryetar i Grupit parlamentar të PS-së, ka zgjedhur rrugën e fyerjes ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili e akuzoi si garantin e miliona eurove që u bllokuan një ditë më parë në portin e Durrësit.

Balla në një reagim të tijin e ka krahasuar Bashën me babalen.

“O Babale! Mjerë kush të beson ty akoma dhe taksirati ynë që kemi përballë një opozitë që e ktheve në teatër babalesh! Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke më këllqe as të shtrëngosh llastikun e brekusheve të rrenave, që të bien përditë në sy të miletit dhe ti hic s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit… Hajde Babale hajde, fli gjumë tani fli se për sot e dhe shfaqjen e rënies së brekusheve”, është reagimi i Ballës.

Më herët Lulzim Basha deklaroi se “mund të them vetëm tre gjëra. E para, që paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës, aktive, kryesisht në zonën e Elbasanit dhe në të gjithë Shqipërinë.

E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri dhe e treta, Policia shqiptare ka qënë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar; është një nga vendet partnere që janë spektike përsa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin, ne veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit.”