Published On: Die, Gus 13th, 2017

Barcelona-Real Madrid, ja formacionet zyrtare

Barcelona dhe Real Madrid do të ndeshen mes tyre në takimin e parë të Superkupës së Spanjës, para tifozëve në Camp Nou.

Trajnerët Ernesto Valverde dhe Zinedine Zidane kanë nxjerrë në fushë lojtarët, të cilëve janë më në formë për këtë përballje.

Superkupa e Spanjës zhvillohet me dy ndeshje dhe diskutohet mes kampionit të La Ligas (Real Madrid) dhe fituesit të Kupës së Mbretit (Barcelona).

Ndeshja e parë zhvillohet sot në orën 22:00, kurse sfida kthyese luhet të mërkurën (16 gusht) në Santiago Bernabeu.

Për herë të fundit një ‘El Clasico’ për Superkupë u zhvillua në vitin 2012. Asokohe fitues u shpallën Mbretërit falë golit në transfertë.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Vidal, Pique, Umtiti, Alba; Busquets, Iniesta, Rakitic; Messi, Suarez, Deulofeu.

Rezervat e Barcelonës: Cillessen, Semedo, Denis, Mascherano, Alcacer, Digne, Roberto.

Formacioni startues i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro; Kroos, Kovacic; Isco; Bale, Benzema.

Rezervat e Real Madridit: K Casilla, Nacho, Ronaldo, Theo, Lucas V., Asensio, Ceballos.