Published On: Pre, Shk 9th, 2018

Barcelona në finale të Copa del Rey, Coutinho ia bëri sefte

Share This
Tags

Barcelona është kualifikuar në finale të Kupës së Mbretit, ku po e pret Sevilla. Barcelona e ka mposhtur Valencian edhe në sfidën e dytë për t’u kualifikuar në finale të Copa del Rey me rezultat të përgjithshëm 3-0, shkruan Gazeta Express.

Dy golat për fitoren 2-0 të sotme në Camp Nou, i shënuan Philippe Coutinho 50’të, goli i parë me fanellën e Barcelonës, si dhe mesfushori Ivan Rakitic 82’ – të dy golat u asistuan nga Luis Suarez.

Në këtë ndeshje debutoi mbrojtësi brazilian i transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit, Yerry Mina. Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 83’të në vend të Piques.

Barça në finale të Copa del Rey do të përballet me Sevillan, që eliminoi Leganesin.