Barcelona me ofertë të re për Dembele, ja shifra marramendëse që ofron për Dortmundin -Albpress Daily News
Published On: Mar, Gus 22nd, 2017

Barcelona me ofertë të re për Dembele, ja shifra marramendëse që ofron për Dortmundin

Sipas “Sky Germany”, Barcelona ka paraqitur në orët e fundit një ofertë të re për Ousmane Dembele,  130 milionë euro ose 40 më shumë se ajo e ofruar në fillim, pas largimit të Neymar.

Megjithatë, sipas kësaj mediaje, drejtuesit e Dortmund e kanë hedhur kategorikisht poshtë propozimin, pasi nuk janë gati ta lëshojnë francezin për më pak se 150 milionë euro.

Klubi gjerman do të ketë më pak se një javë që të rishqyrtojë ofertën e katalanasve, ose të heqë dorë.

Borussia Dortmund ka paralajmëruar se nuk dëshiron të arrijë me këtë situatë deri më 31 gusht, ndaj duhet që në ditët e ardhshme çështja të zgjidhet.

Ndërkohë, duke pritur që e ardhmja e tij të zgjidhet, Dembélé ende nuk stërvitet me ekipin e tij.

Ëndrra e francezit është të veshë fanellën e Barcelonës dhe për këtë ai është i gatshëm të shkojë deri në “kufi”.