Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Barça nuk heq dorë, ofron 75 mln € për yllin e Brazilit

Barcelona nuk e ka humbur shpresën për të blerë anësorin e Chelsea-t Willian duke bërë një ofertë 75 mln euro.

Mediat angleze kanë zbuluar muajin e kaluar se Chelsea kishte refuzuar një ofertë 60 mln euro nga spanjollët.

Por Ernesto Valverde është rikthyer me një shifër të përmirësuar e cila me siguri do të testojë vullnetin e londinezëve.

Mësohet se gjigantët e La Liga-s kanë ofruar 65 mln euro për lojtarin plus 10 mln euro bonuse.

Pas largimit të Iniesta dhe Paulinho, Willian kërkohet për të shtuar kualitetin në sulm dhe hierarkia e Barça-s kërkon ta bashkojë me bashkëkombësin e tij Coutinho.

Vetë lojtari do të ishte shumë i interesuar për këtë lëvizje, por edhe Manchester United mbetet në ndjekje të brazilianit.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of