Banda e trafikut të drogës nga Shqipëria, arrestohen dy shqiptarë dhe dy grekë… -Albpress Daily News
Published On: Pre, Maj 25th, 2018

Banda e trafikut të drogës nga Shqipëria, arrestohen dy shqiptarë dhe dy grekë…

Dy shqiptarë u arrestuan në Athinë, pas një aksioni të policisë që goditi një bande të trafikut të drogës nga Shqipëria.

Shqiptarët e arreszuar janë të moshës 27 dhe 32-vjeç dhe dy grekë 36 dhe 41-vjeç. Operacioni u finalizua në zonën e Nafpaktias.

Policia sekuestroi 53 kg 200 gram marijuanë, 55 mijë e 70 euro dhe 6 celularë. Nga hetimet e para rezulton se droga transportohej me makinë me qira nga 36-vjeçari grek, ndërkohe që 32-vjeçari shqiptar ishte person në kërkim për trafik droge.