Published On: Mër, Kor 11th, 2018

Balla paralajmëron Bashën: Toyota Yaris, do marrësh dënim shembullor

Në lidhje me padinë e ngritur ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha reagoi sot sërish kryetari i deputetëve të PS-së, Taulant Balla.

Ai u shpreh për mediat se depozitoi sot Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal ndaj Bashës.

Sipas tij ky proces do të zbardhë të vërtetën në lidhje me 3.4 mln eurot në Toyota Yaris dhe ato që ai i quan shpifje të Lulzim Bashës.

“Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor.

Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale).

Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shume rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre.

Ata tanimë duhet t’i mësojmë të sjellin prova para publikut, të turpërohen siç e meritojnë në sallat e gjyqeve dhe të procedohen penalisht kur shkelin ligjin”, tha Balla.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of