Published On: Enj, Shk 8th, 2018

‘I the bajgë Mogherinit’, Basha i sulet keq Bushatit: Mashtrues ordiner, i pacipë…

Share This
Tags

Me tone të ashpra kryedemokrati Basha i është drejtuar ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, pasi ai nga foltorja e Kuvendit i atribuoi atij deklaratën “bajgë” ndaj zyrtares së lartë të BE-së, Mogherini.

“Mashtrues i pacipë dhe i paaftë, kujdesen qeveritë që njerëzit që përfaqësojë vendin në botë të mos jenë mashtrues kalibri dhe plagjatë të parroketueshëm. Ky tha se unë i paskam thënë Mogherinit bajgë, e pavërtetë, unë thashë që këto që ju i shisni shqiptarëve, duke iu referuar deklaratës së Mogherinit për integrimin, janë bajga, ja ku doli se nuk është vetingu që hap negociatat”-tha Basha.

Basha iu drejtua me akuza të forta kryeministrit dhe ministrit Bushati. “Ke 4 vjet që e ke zhytur Shqipërinë keq e me keq, mashtrues ordiner, nuk e fshin dot, janë raporte të CIA-s. Ky bredh nëpër botë me paratë e shqiptarëve dhe ka vetëm dy detyra, të shaj opozitën dhe të mbrojë fytyrën tënde të zezë. Dëgjo këtu ti i paaftë, mos këput broçkulla këtu, rezolutat e asamblesë së përgjithshme nuk janë detyruese, janë ato të këshillit të sigurimit, kjo është e asamblesë së përgjithshme, turp do kishe ngelur që në vit të parë”- tha Basha.

Replika e Bashës erdhi pas fjalës së Bushatit për rezolutën e opozitës kundër votës së SHBA-së që dha Shqipëria për Izraelin.

Bushati numëroi gjithë firmat e paraardhësve të tij në OKB, që kanë qenë kundër SHBA, duke e mbyllur fjalën me thirrjen “U bëj thirrje ta rrëzojë këtë palorezolutë”.