Avioni grek nis operacionin e shuarjes së zjarreve në Jug të Shqipërisë -Albpress Daily News
Published On: Enj, Gus 3rd, 2017

Avioni grek nis operacionin e shuarjes së zjarreve në Jug të Shqipërisë

Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme shqiptare konfirmojnë nisjen e operacionit nga Greqia për shuarjen e zjarreve në jug të vendit.
Një avion grek është nisur për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë që këtë seon vere vijon të jetë në alar nga situata e shumtë e vatrave të zjarrit në zonat pyjore. Ishte ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që i kërkoi ndihmë homologut të tij grek për avion në ndihmë të operacioneve që po ndërrmer vet vendi unë.

“Duke siguruar mbështetjen e tyre do të nisen 2 avion zjarrfikës nga Korfuzi për të ndihmuar përpjekjet e zjarrfikësve shqiptarë”- konfirmoi ministria e Jashtme gatidhmërinë e autoriteteve greke.

Në Dukat të Vlorës ku po paraqitet një situatë e rëndë nga zjarret, është në terren vetë kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi.