Arrestohen 6 persona, mes tyre 2 shqiptarë/ Dyshohen për trafik droge... -Albpress Daily News
Published On: Hën, Kor 9th, 2018

Arrestohen 6 persona, mes tyre 2 shqiptarë/ Dyshohen për trafik droge…

Dy shqiptarë, tre tunizianë dhe një italiane, të moshës nga 32 në 47 vjeç, u arrestuan nga policia italiane në Ravena, të dyshuar për trafik dhe shitje droge.

Një person i shtatë i ka shpëtuar arrestit pasi nuk gjendet në Itali, ndërsa një i tetë është në hetim në gjendje të lirë.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 26 kilogramë drogë dhe substancë përzierjeje, ndërsa në shtëpinë e një bashkëpunëtori të jashtëm të grupit janë sekuestruar 39 mijë euro të fituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet e mbyllura me operacionin e sotëm kanë nisur tre vjet më parë, më 16 maj 2015, pas të shtënave në parkimin e urgjencës.

Objektiv ishte një 32-vjeçar shqiptar, i cili iu shpëtoi dhjetë plumbave. Sipas karabinierëve ngjarja ishte një përplasje midis dy bandave për ndarjen e fitimeve.

Përgjimet telefonike dhe në terren bënë të mundur ndërtimin e hartës së aktivitetit të bandave dhe identifikimin e anëtarëve të tyre, të arrestuar sot në mëngjes.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of