Arratisja nga gjykata, prokuroria nis hetimet/ Arrestohen 3 punonjës policie -Albpress Daily News
Published On: Mër, Maj 23rd, 2018

Arratisja nga gjykata, prokuroria nis hetimet/ Arrestohen 3 punonjës policie

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet lidhur me arratisjen nga gjykata e Vlorës të shtetasit Mikel Kasa.

Referuar një njoftimi nga Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Vlorës mbi bazën e informacionit të prokurorit të çështjes Saimir Smaka filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata e Vlorës të shtetasit Mikel Kasa.

“Janë shoqëruar tre punonjesit e policisë së burgjeve që kanë patur detyrën e shoqërimit të të arrestuarit dhe do të kryhet arrestimi i tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.