Anulohen fluturimet në aeroportin e Londrës, gjendet bombë e Luftës së II Botërore -Albpress Daily News
Published On: Hën, Shk 12th, 2018

Anulohen fluturimet në aeroportin e Londrës, gjendet bombë e Luftës së II Botërore

Shpërndaj
Tags

Aeroporti i qytetit të Londrës është mbyllur sot pasi është gjetur një bombë e Luftës së Dytë Botërore afër lumit Temza.

Arma është zbuluar gjatë punimeve pranë aeroportit.

“Aeroporti i qytetit të Londrës është aktualisht i mbyllur”, thuhet në një deklaratë.

Zyrtarët kanë thënë se ekipet e specializuara së bashku me marinën mbretërore janë duke punuar në reduktimin e rrezikut për publikun, ndërsa udhëtarëve u është thënë të shmangin aeroportin.

“Të gjithë pasagjerët që kanë planfikuar të udhëtojnë nga Aeroporti i qytetit të Londrës këshillohen të kontaktojnë agjencitë e fluturimeve për informacione të tjera”, është njoftuar në këtë deklaratë.

Ky aeroport është shumë më i vogël në krahasim me Aeroportin Heathroë që gjendet më larg kryeqytetit.

Londra është goditur nga mijëra bomba gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga forcat ajrore të Gjermanisë nga shtatori i vitit 1940 deri në maj të vitit 1941.