Anëtari i Kushtetueses përballet me Vetingun/ KPK: Ka kontakte të papërshtatshme, problem edhe me… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Anëtari i Kushtetueses përballet me Vetingun/ KPK: Ka kontakte të papërshtatshme, problem edhe me…

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari, është përballur sot me Vettigun, një proçes që është kaluar vetëm nga dy anëtarë të Kushtetueses.

Dizdari nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ndërsa është përfaqësuar nga avokati Sokol Hazizaj, i cili ka dorëzuar prokurën për përfaqësimin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfaqësohet në këtë çështje nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komiçi.

Sipas relatorit Roland Ilia, ILDKPKI e ka nxjerrë të pastër nga ana e pasurisë, që do të thotë se gjyqtari nuk ka probleme me justifikimin e saj.

Në vlerësimin e pasurisë është konstatuar, apartament 95 metra katrorë, 24 mijë lekë të blerë në vitin 1994. Apartament banimi te Gjiri i Lalzit 63 metra katrorë plus ballkon në total 86 metra katrorë, blerë per 3.3 mln leke. Toke arë në Bathore 1000 metra katrore blerë 344 mijë lekë.

Apartament banimi i bashkeshortees 68 metra katrore blerë në vitin 1998, por sipas KPK nuk ka pasur burime për ta blerë këtë apartament.

Depozite bankare 1.8 mln lekë dhe depozitë 8 mije dollare. Ndërkohë i rezulton një llogari 1.1 mln lekë në një bankë tjeter. Ka deklaruar borxhe nga persona që nuk kishin burime financiare për të dhënë të tilla.

Probleme janë vënë re edhe me pasurinë e së bijës. Apartament banimi 73 mijë euro, burimi 23 mijë euro nga ish bashkëshorti.

Sipas relatorit Ilia, gjyqtari Gani Dizdari ka kontakte të papërshtatshme me shtetasin A.L. të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksion publik. Gjyqtari Dizdari ka kaluar jashtë shtetit me mjetin e shtetasit A.L, sipas sistemit TIMS. Edhe gjyqtari vetë e ka pranuar lidhjen shoqërore me këtë shtetas.

Dizdari është diplomuar për Drejtësi në vitin 1972 dhe përgjatë katër dekadash ka ushtruar detyrën në të gjitha rolet e sistemit të drejtësisë, si prokuror, avokat dhe gjyqtar. Gjatë regjimit komunist, Dizdari ka punuar si prokuror në Tropojë dhe prokuror i Departamentit Gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitin 1998, ai ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, ndërsa në vitet 1995-1999 ka ushtruar detyrën e zv.Prokurorit të Përgjithshëm.

Në vitet 1999-2006, Dizdari ka punuar si avokat dhe në vitin 2006 është rikthyer në sistemin e drejtësisë si anëtar i Gjykatës së Lartë. Prej prillit 2013, Dizdari kryen detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of