Published On: Pre, Jan 12th, 2018

Analisti shqiptar nuk njeh ministrat e Ramës, por përgjigjja e Dash Shehit është epike!

Këtë të enjte emisioni “Opinion” në Tv Klan ka diskutuar mbi sondazhin e ministrave se kush është më i pëlqyeri të publikuar disa ditë më parë në faqen zyrtare të emisionit.

Në një moment drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka pyetur analistin Mustafa Nano lidhur me emrat e tyre, por ai ka hasur vështirësi t’i njohë ata, duke thënë në disa raste se i ka miq, apo njeh vetëm institucionet që ata drejtojnë.

Teksa është pyetur për Sonila Qaton, ai ka thënë se ka miqësi, por emrin nuk ja di. Por ajo që u kuptua ishte se Nano nuk është se hasi vështirësi lidhur vetëm me ministrat e rinj, por edhe me ata që kanë qenë në qeverinë “Rama 1”

Gjithashtu, edhe për ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, analisti Nano tha, se ai është korçari, ndërsa për ministret Gjonaj, Manastirlliu dhe zv.kryeministren Mesi ka pranuar se nuk ua njeh emrat.

Por më e veçante ishte edhe përgjigjja që dha deputeti Shehi teksa u pyet nga moderatori Blendi Fevziu. Duke ju drejtuar Dashamir Shehit, nëse i njeh: kreu i LZHK-së u përgjigj: “I njoh, janë aty në parlament. se kështu për pamje i zgjedh të bukura ai”.

Per me shume ndiqni videon