Published On: Mër, Qer 13th, 2018

Ambasadorët e BE mblidhen për hapjen e negociatave: Ja tre vendet skeptike

Ambasadorët e Bashkimit Evropian, janë mbledhur ditën e sotme për të diskutuar hapjen e negociatave me Shqipërinë. Gazetarja Erisa Zyka, ka bërë me dije se nuk ka unanimitet për hapjen e negociatave, pasi 3 vende janë kundër këtij vendimi.

Në një lidhje me Faxnews, Zyka bëri me dije se edhe në këtë mbledhje Gjermania, Belgjika dhe Franca janë skeptike për çeljen e negociatave. Sipas saj vendet anëtare kanë deklaruar se kërkohen rezultate të tjera në luftën kundër drogës dhe korrupsionit.