Published On: Mar, Shk 13th, 2018

Ambasada Britanike reagon pas akuzave për korrupsion nga Tahiri

Share This
Tags

Akuzat që i dënuari shqiptar lëshoi në drejtim të Ambasadës Britanike në Tiranë, teksa është në pritje të ekstradimit në atdhe, nuk janë të reja.

Përfaqësia Britanike në vendin  tonë është njohur me to prej vitit 2014, por se asnjëherë i dënuari Alban Beshiri, prej asaj kohe e deri më sot, nuk ka paraqitur asnjë provë për t’i faktuar.

Në një reagim ekskluziv për Gazetën Express, Ambasada Britanike në Tiranë thotë se të gjitha akuzat janë të pabazuar. Pak ditë më parë, Alban Beshiri u shfaq në mediat shqiptare duke thënë në lidhje live nga Anglia, se ambasada është e korruptuar dhe se madhe për rastin e dënimit të tij nga një gjykatë shqiptare ka ndërhyrë vetë ish ministri i Punëve te Brendshme Saimir Tahiri. Sipas Beshirit, Tahiri i ka dhënë para ambasadorit britanik të akredituar në Tiranë, Duncan Norman.

Me daljen e këtyre akuzave, Gazeta Express Shqipëri u interesua pranë Ambasadës Britanike në Tiranë për të marrë një reagim zyrtar në lidhje me akuzat e rënda të bëra nga Alban Beshiri.

Ambasada Britanike ka reaguar ekskluzivisht për Gazetën Express përmes një emaili, duke u shprehur se akuzat e Alban Beshirit janë plotësisht të pabaza.
Ambasada hedh dritë në reagimin e saj duke u shprehur se akuzat e Beshirit nuk janë të reja për të, pasi ato kanë nisur që në vitin 2014, kohë në të cilën shqiptari ka akuzuar sërish për korrupsion institucionin në fjalë.

Në reagim Ambasada thekson se akuzat janë plotësisht të pabaza dhe se në asnjë rast shtetasi në fjalë nuk ka paraqitur prova për pretendimet e tij në lidhje me korrupsionin me vizat.

 REAGIMI I AMBASADËS BRITANIKE NË TIRANË

Në dritën e publikimeve të fundit në media për akuzat e paraqitura nga Z. Alban Beshiri drejt Ambasadës Britanike në Tiranë, ne dëshirojmë të sqarojmë si më poshtë vijon:

Pretendimet e Z. Beshiri janë krejtësisht të pabazuara. Z. Beshiri nuk ka paraqitur kurrë asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij historike të cilat datojnë që në vitin 2014 dhe që lidhen me ish seksionin e vizave në ambasadë. Nuk është e qartë se përse Z.Beshiri ka zgjedhur që të risjellë në sipërfaqe tani, këto akuza të gënjeshtërta.