Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Ambasada amerikane ka një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët: Kujdes nga mashtrimet…

Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë një apel sot qytetarëve shqiptarë, lidhur me mashtrimet për vizat.

“Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike (TiranaUSConsulate@state.gov) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/

Nëse mendoni se po ju mashtrojnë – më njoftoni!  Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar”, thuhet në njoftimin e seksionit konsullor.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of