Aktorja e famshme shpallet gruaja më me ndikim në botë -Albpress Daily News
Published On: Pre, Pri 20th, 2018

Aktorja e famshme shpallet gruaja më me ndikim në botë

Është kthyer në një traditë të përvitshme, publikimi i listës së personave më influent në botë. Revista Times na ka shuar çdo dyshim, dhe ka shpallur pikërisht njerëzit më me ndikim për vitin 2018-të. Lista kryesohet nga aktorja e njohur Nicole Kidman, e cila është edhe kopertina e kësaj reviste për muajin Prill.

Duke ju referuar roleve më të suksesshme të aktores, nga “The dead calm” i vitit 1989, deri tek “Big little lies” që u shfaq përpara një viti, Kidman ka qenë gjithmonë protagoniste në kinematografinë botërore me role mjaft të spikatura.

Ajo cilësohet si simboli i një gruaje jo vetëm të suksesshme, por gjithashtu një personazh që njihet për inteligjencën e saj, sensin e humorit dhe dashamirësinë.

50 vjeçarja Kidman, ka qenë e martuar me aktorin Tom Cruise, me të cilin u divorcua në vitin 2001, ndërsa prej disa vitesh është në një raport dashurie me këngëtarin Keith Urban. Është nënë e katër fëmijëve, dhe një nga portretet më të bukura të Hollywoodit.

Aktorja e njohur e ka rrëmbyer këtë trofe, edhe për faktin se shpesh është pjesë e fushatave humanitare, ku Kidman ndër vite ka bërë donacione të konsiderueshme për fondacione që kanë në qëllim tyrin ndihmën ndaj kategorive shoqërore në nevojë.