Aksioni opozitar, Basha mbledh aleatët -Albpress Daily News
Published On: Die, Maj 27th, 2018

Aksioni opozitar, Basha mbledh aleatët

Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e PD-së drejtuesit e partive aleate, një ditë pas protestës së zhvilluar dje në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Takimi duket se do t´I shërbejë koordinimit dhe vijimit të aksionit opozitar kundër qeverisë.

Një ditë më parë, Basha u shpreh se aksioni opozitar do të vazhdojë duke paralajmëruar protesta të tjera.