Air Albania, ja disa detaje teknike dhe krahasimi me Sun Express -Albpress Daily News
Published On: Sht, Sht 15th, 2018

Air Albania, ja disa detaje teknike dhe krahasimi me Sun Express

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri, përmes një postimi në rrjet, ka dhënë disa detaje teknike mbi kompaninë e re Air Albania. Ai shkruan se kompani e ngjashme e suksesshme është Sun Express (kapital Turkish Airlines dhe Lufthansa).

Postimi i Krislen Keri

Atëherë, disa detaje që kam kënaqësi të flas, një shpjegim teknik për kompaninë e re kombëtare 😀🦅🇦🇱. Air Albania do të jetë kompania e Shqiptarëve për Shqiptarët dhe këto janë arsyet pse.

Së pari, 49% e Air Albania zotërohet nga gjigandi Turkish Airline, një nga kompanitë më të mira në botë me mbi 300 avionë dhe mbi 300 destinacione, në 120 vende të botës. E thënë thjesht, Air Albania do të përfitojë nga kompania mirëmbajtjes së avionëve Turkish Teknik, lider në fushën e vetë me qendër në Stamboll. Gjithashtu, Air Albania do të ketë akses në Akademinë e Aviacionit Turkish Airlines, pra pilotët dhe stafi shqiptar i kabinës do të trajnohen këtu. Për më tepër, Air Albania do ketë mundësi aksesi në marrëveshjet e TK me aeroportet ku fluturon, pra paketat tregtare të favorshme.

Së dyti, të qenurit 10% me kapital shtetëror do të garantojë që modeli i Air Albania të jetë i orjentuar drejt atyre që u dhemb më shumë shqiptarëve, çmime më të lira dhe destinacionet ku ka më tepër interes nga shqiptarët, përfshi këtu edhe fluturimet trans-oqeanike që nga pikëpamja tregtare bëjnë sens sezonal por potencialisht edhe përgjatë gjithë vitit.

Kompani e ngjashme e suksesshme është Sun Express (kapital Turkish Airlines dhe Lufthansa).

Filloi sot një epokë e re në aviacionin civil shqiptar. Suksese kompanisë 😀

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of